E mbani mend G Banin? Legjenda godet sërish: Kam dashnore sa të duash, nuk kam nevojë të martohem

G Bani ka habitur me deklaratën e tij. I pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka se çfarë po ndodh me jetën e tij, ai tha se është ende beqar dhe nuk ka nevojë të martohet pasi ka shumë dashnore.

“Beqar jam. Shyqyr Zotit dashnore majtas, djathtas kam. Nuk e ndjej nevojën për të krijuar një familje vetëm për arsyen që të krijoj familje. Nuk është se jeta më dha princeshën dhe nuk e mora, nuk e konsideroj veten princ, po konsideroj që meritoj të krijoj familje me dikë që do jetë njeriu i duhur.

Ne po shikojmë shumë që po krijojnë familje, pastaj marrim vesh që gruaja merr shokun ose burri merr shoqen. Sa të bëhen gjëra të tilla rri me ato dashnore që kam, jam mirë për momentin,” tha ai.