E mbani mend Marielin e “Big Brother”? Nuk do ta besoni me çfarë merret ai sot!

Me siguri, e keni përdorur për shumë kohë shprehjen e famshme të “Big Brother Albania 4” ‘nxirre luanin Mariel’.
Marieli ka qenë një ndër protagonistët e edicionit të 4-ët të ‘Big Brother’.

Dhe me siguri e mbani mend dhe për karakterin e veçantë dhe për lidhje me shkodranen, Mirjeta.Pas daljes nga shtëpia më e famshme ai i është kthyer sportit me të cilin ishte marrë që prej moshës 17-vjecare, Wrestling.Ai nuk u pa më asgjëkundi dhe prej vitesh nuk dihej çfarë bëhej me të.J

Por sipas ‘Xing.al’ ish banori është tërhequr nga ringu por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen.

Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.