E mbani mend Qetsorin që fitoi Big Brother 2? Shihni sa ka ndryshuar sot

Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-shoë pati një sukses më vete në vendin tonë

Duke qenë se në datën 2 Tetor fillon Big Brother Vip, banorët e vjetër kohët e fundit po ftohen nëpër emisione të ndryshme për të folur dhe njëherë rreth eksperiencës së tyre gjithashtu dhe duke dhënë opinion, se çfarë mendojnë për formatin e ri, i cili do filloj së shpejti.

I ftuar te Shqipëria Live, Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit Big Brother 2, flet për eksperiencën e tij.

“Unë e kisha bërë shumë të qartë , që doja lekët. Emocionet janë të pa përshkrueshme, sidomos nga java në javë, kur je i nominuar e nuk do ta kisha problem ta bëja përsëri. ,- u shpreh Qetsori.

Ai u pyet nga prezantuesja Erjona Rusi nëse kishte përdorur marifete për fitoren.

“Po sigurisht, aty secili ka strategjitë e veta. Kujtoj që unë isha i nominuar, ndërsa Dritani, një konkurrent i Big Brother 2, nuk ishte. Atëherë planifikova me vetëdije, që ai të hynte në sherr me një tjetër pasi e shihja si konkurrent të fortë,- rrëfeu Qetsori.