E moshuara në Kavajë mbytet në pus, tronditen familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se një grua është gjetur e mbytur në pus nga familjarët e saj. E moshuara me iniciale L.X 75-vjeçe nuk ka shenja dhune në trup dhe ka dyshime se mund të jetë vetëhedhur në pus.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.