E padëgjuar: 64 vjeçari kosovar gjendet i vdekur në motel, ishte me një 68 vjeçare

Një person është gjetur pa shenja j ete dje në mesditë në një motel në Prizren.

Ai është M.R., 64 vjeçar nga fshati Nebregoshtë e Prizrenit dhe ka qenë i shoqëruar nga një 68-vjeçare.

Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Siç thuhet në raport, vd ekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i p ajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për ob.duk. sion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolla tha: “Dje rreth orës 12:17, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja je te. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i p ajetë është dërguar në IML për ob.duk sion”, tha Osmanollaj.