




Mbrëmjen e djeshme, Jasmina Kadriu vendosi që të bënte një lojë me ndjekësit e saj në “Instagram”. “A keni ndonjëherë…?”, ishte kutia që ajo la në “Instastory” dhe më pas fansat do të bënin pyetjet e tyre.





Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të përgjigjej shkurt me “po, jo ose ndoshta”. E siç ndodh zakonisht pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.
Përmes këtyre pyetjeve, Jasmina ka treguar se nuk ka trad htuar asnjëherë dhe se nuk është ndarë nga i dashuri. Madje ka zbuluar se nuk lidhet me një djalë që është i lidhur me dikë tjetër.
Biseda me ndjekësit e saj: A ke tradhtuar ndonjëherë?
Jo.
Ke menduar të kthehesh me ndonjë ish-të dashur?
Jo.
Je ndarë nga i dashuri?
Jo.
Ke ng acmuar të dashurin e dikujt?
Nuk ingranohem nga ideja e të pasurit të diçkaje që është i arritshëm. Siç e marr unë mund ta marrë dikush tjetër! Kështu që ç’e do diçka momentale?




