E qëlluan brenda dyqanit të tij: Kush është viktima në Sukth që përdorte dy mbiemra

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me automatik në drejtim të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili) 48 vjeç(më herët u raportua Arben Maneci 20-vjeç). Ky i fundit ndodhej në dyqanin e tij në momentin qê i bënë atentat.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. 48-vjeçari njihej si person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe ka dyshime se vrasja e tij mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogês.