E rëndë! Mbytet në liqen pogradecarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ujërat e liqenit të Pogradecit. Mësohet se një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në këtë liqen. E moshuara ishte zhdukur qe prej muajit shkurt ndërsa vetëm sot është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit. Në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.