E rëndë në Elbasan! Qëllohet me sende të forta Kancelari i Gjykatës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në media thuhet se është goditur me sende të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja nuk janë ende të qarta. Priten detaje të reja në vijim.

Lajmi në përditësim…