E rëndë në Lezhë! 14-vjeçari përplaset nga një automjet, në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Lezhë. Një 14-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë është përplasur nga një automjet. Gjendja e tij është e rëndë. Adoleshenti është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mjeti që e shkaktoi aksidentin përfundoi jashtë rruge në një kanal me ujë.