E rëndë nga Vlora, digjen dy makina gjatë natës (Detajet)

Dy automjete në pronësi të një shtetasi janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:17. Sipas policisë, zjarri që ka rënë në fshat ka përfshirë dy automjetet, megjithatë nuk përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimtë, për të dëmtuar apo kërcënuar shtetasin me iniciale T.K.

Grupi hetimor ka punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.