E rëndë/ Shqiptari tenton të vrasë gruan me energji elektrikeE rëndë/ Shqiptari tenton të vrasë gruan me energji elektrike

Një shqiptar nga Kosova që jeton në Austri do të dalë para Gjykatës së Vjenës, për t’u përballur me akuzën se ka tentuar ta vriste bashkëshorten e tij 13 vjet më parë.

Sipas mediave austriake 42-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije përveç akuzës për tentativë vrasje, akuzohet dhe për dhunë ndaj 10 fëmijëve të tij.

Mësohet se teksa bashkëshortja po pastrohej në banjë, shqiptari kishte vendosur kabllon elektrike në prizë në mënyrë që gruaja të mbytej nga energjia elektrike.

Por për fat të mirë gruaja, ka arritur që të shpëtoj.

Sipas asaj që raportohet nëse vërtetohen provat ndaj shqiptarit, i pandehuri mund të dënohet nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.