E rëndë/ Vdes 28-vjeçari në Kukës, ra në kontakt ne rrymën elektrike

Një 28-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë së fundmi në qytetin e Kukësit. Mësohet se ai ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përbreg, ku ai po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij.

Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.