E triѕhtë! Kanсeri i merr jetën shqiptarit që mori pasaportën e Shqipërisë për herë të parë pas 40 vitesh

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Burime pranë nesh kanë treguar se ditën e sotme ka ndërruar jetën në Britani një qyetar shqiptar i cili vitin e kaluar mori për herë të parë pasaportën shqiptare në Londër. Asokohe vetë qytetari Matranxhi na kontaktoi për të ndarë me të gjithë shqiptarët lajmin e mirë se kishte marrë pasaportë shqiptare pas 40 vitesh. Por fati nuk e deshi që ta gëzonte ashtu siç duhet, pasi ditën që mori pasaportën u diagnostifikua me kancer të pashërueshëm dhe kjo sëmundje i mori jetën në një spital në Londër.

Ndërkohë kur Matranxhi mori vetë pasaportën u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ruajnë atë si sytë e ballit, pasi sipas tij edhe Evropa ka marrë fund dhe shpresat duhet t’i kenë te Shqipëria.