E trishtë! Breshka gjigante e detit gjendet e ngordhur në Velipojë

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur në bregdetin e Velipojës pak ditë më parë. Në pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA mund të shihni breshkën e ngordhur në bregdet por që nuk dihet se nga se ka ngordhur dhe prej sa kohësh ndodhej aty.

Vlen të thuhet se kohët e fundit bregdeti ynë ka nxjerrë shumë krijesa ujore të ngordhura.

Një ndër shkaqet kryesore të ngordhjes së tyre është edhe ndotja e ujit por nuk përjashtohet mundësia e vrasjes me qëllim.