E trishtë! Humb jetën efektivi i policisë, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë (EMRI+FOTO)

Një punonjës i policisë nga Drenasi ka humbur jetën në fshatin Gradicë të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, efektivi ka vdekur pasi ka rënë në pus. Ndërsa bashkëfshatarët e tij janë shprehur të tronditur me ngjarjen e rëndë.

Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë. Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit. Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.

“Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja. Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty.

Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK. Gjatë luftës, Muja kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa pas lufte kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.