E TRISHTE/Shuhet në moshën 81-vjeçare artisti i merituar Sherif Merdani

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, këngëtari i mirënjohur shqiptar Sherif Merdani. Sipas News24, artisti i njohur ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite me rradhë. Sëbashku me disa kolegë të tjerë, Merdani ka përfunduar në burg pas festivalit të 11-të të këngës.

Artisti i merituar Sherif Merdani ka vuajtur 16 vite burgim. Ai njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe.

Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.