E vërteta rreth Baba Vangas, profecitë dhe parashikimet për vitin 2021

A ju nxisin sadopak imagjinatën fjalët “mistikja e verbër bullgar Baba Vanga, që profetizoi fundin e botës”? Nuk po, nuk jenin të vetëm. Baba Vanga cilësohet si “Nostradamusi i Ballkanit”. Nëse ju kujtohet Nostradamusi, ishte mjeku francez i epokës së Mesjetës, parashikimet e të cilit vazhdojnë të citohen ende sot.

Po çfarë ka parashikuar Baba Vanga për këtë vit?

Siç pretendon tabloidi britanik “The Mirror”, ne do të shohim rënien e Bashkimit Evropian, një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putinit, riaktivizimin e ekstremistëve islamikë në Evropë, njerëz që ndahen nga besimi i tyre fetar, ndryshime të mëdha në vetëdijen, dhe trenat fluturues falë energjisë diellore. Ndërkohë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump do të preket nga një “sëmundje misterioze që do ta lërë atë të shurdhër, dhe do t’i shkaktojë trauma në tru”.

Po kush ishte Baba Vanga

Emri i saj i vërtetë ishte Vangelia Pandeva Dimitrova. Ajo lindi në vitin 1911 në Bullgari, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në rajonin Rupite në Malet Kozhuh, rreth 2 orë larg në veri të qytetit grek të Selanikut. Ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, dhe 4 vite më vonë nisi të përhapet fjala mbi profecitë e saj.

Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur u fundos nëndetësja bërthamore ruse “Kursk”. Pretendohet se Baba Vanga, e parashikoi këtë ngjarje që në vitin 1980. Kur Baba Vanga ishte gjallë, vendasit u bindën se ajo kishte fuqi paranormale, dhe e vizitonin atë shpesh për të folur me të afërmit e tyre të vdekur, shkruan “Grunge”.

Ky ishte momenti kur ajo mori pseudonimin e saj, një kombinim i “Baba” (që do të thotë zonjë e moshuar) dhe “Vanga” (një shkurtesë e emrit të saj). Baba Vanga nuk lindi e verbër, por sipas të gjithë dëshmive e humbi shikimin e saj në një aksident misterioz gjatë fëmijërisë.

Në vitin 1925, ajo ndoqi një shkollë për të verbrit në Zemun, ku mësoi përmes metodës Braille. Por në dallim nga Nostradamusi francez, ajo nuk shkroi vetë asnjë nga vizionet që pretendonte se shihte. Ajo u mbështet te ata që kishte përreth saj për të përshkruar atë që shihte, të cilën ajo ua atribuoi “krijesave të padukshme”, të cilat nuk mund t’i shpjegonte.