Edi Rama i lëpihet Macron për fitoren, mbulon Artet me foton gjigante të tij

Servilizmi i Edi Ramës ndaj Emmanuel Macron ka thyer çdo kufi të mundshëm me gjestin e fundit në mes të Tiranës. Ai ka mbuluar Universitetin e Arteve me foton gjigante të presidentit të sapozgjedhur të Francës dhe e ka shoqëruar atë me flamurin e BE.

Mbi këtë të fundit nuk ka patur festime të tilla as në vendet e BE, por qeveria shqiptare padyshim që kalon çdo propagandë të huaj për lëpirje.

Rama e ka uruar Macron më parë se presidentët e kryeministrat e shteteve të BE dhe SHBA, pa mbaruar numërmi dhe certifikimi institucional.