Efekti “hurma” – Benzema qon Realin në gjysmëfinale

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi arriti që ta eliminojë Chelsean në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” dhuroi spektakël, teksa përfundoi me rezultatin 2:3 në të mirë të skuadrës nga Londra, por që ishte e pamjaftueshme për të kaluar tutje, shkruan Gazeta Express.

“Blutë” ishin duke udhëhequr me rezultatin 0:3, pas golave të shënuar nga Mason Mount (15’), Antonio Rudiger (51’) dhe Timo Werner (75’).

Por, kur skuadra londineze dukej se po shkon drejt kualifikimit, në skenë doli Rodrygo, i cili shënoi në minutën e 80-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, Karim Benzema shënoi në minutën e 96-të për rezultatin 2:3, që ia siguroi Realit kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:4.

“Los Blancos” në gjysmëfinale do të takohen me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid – Manchester City.