EKSKLUZIVE/ Dietat e luksit dhe shpenzimet marramendëse të deputetëve të RILINDJES

Nëse nuk ju kishte rënë ndonjëherë rasti t’i hulumtonit, po ju paralajmërojmë që shqiptarët me zemër të dobët mos t’i lexojnë dokumentet e mëposhtme.

Kjo për faktin se ndonjë qytetar që mezi shtyn ditën dhe paguan taksa rregullisht, mund të pësojë tronditje emocionale të fortë nëse sheh se deputetët dhe ministrat e vendit, kryesisht Rilindasit paguhen me dieta dhe shpenzime marramendëse me taksat tona.

Personi që ka dërguar materialet shkruan duke bërë krahasimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj e cila tha pak javë më par se një qytetar nuk konsiderohet i varfër me 130€, por vetëm kaq atyre u kushtojnë faturat e telefonit që i paguajnë me taksat tona.

Për më tepër informacion mbi dietat e deputetëve dhe ministrave, pagesat e karburanteve, hoteleve, qirave edhe shumë benefiteve të tjera, hulumtoni listat e siguruara ekskluzivisht nga JOQ Albania.

Qytetari denoncon:

“Pershendetje JOQ Shprenfajeni pak kto shpenzimet e luksit ti shikoj ajo ministrja qe thoshte nuk je i varfër me 130€. Ndërsa keto i harxhojnë per telefona 130€ .”