EKSKLUZIVE/ Frikë dhe ulërima, pamjet e para kur urbani i Unazës përfundoi në Lanë

Një aksident i frikshmëm, por fatmirësisht pa fatalitete ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një prej autobusëve të kompanisë “Go Green” përplasi një Benz duke e marrë para e për pasojë përfunduar në Lumin Lana.

Autobusi dhe makina u “zhytën” në Lanë, ndërsa Benzi qëndroi gjatë poshtë rrotave të Go Green-it.

Si pasojë e aksidentit të frikshëm u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës 6 të lënduar, të cilët janë dukë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë tashmë JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e para kur në urbanin e Unazës qytetarët po përjetonin tmerrin. Në sfond dëgjohen ulërima, ndërsa duket se qytetarët kanë qenë mjaft të frikësuar.