EKSKLUZIVE/ Kryetari Pjerin Ndreu “privatizon” Kalanë e Lezhës, organizon dasmën e luksit për të bijën

Nuk e di pse miq por po e gjejmë gjithnjë e më tepër veten duke përdorur togfjalëshin: “Jetojmë në vendin e çudirave”.

Përditë do të ketë të paktën një rast më së paku me një çudi shqiptare.

Por duket se këto çudi në këtë vend kaq të vogël qenkan shumë të mëdha. Kështu ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka “privatizuar” Kalanë e Lezhës për ceremoninë e dasmës së vajzës.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë tonë duket se dasma është luksoze.

Nuk dihet ndërkaq se cili është burimi i të ardhurave i kryetarit të bashkisë në një kohë që një ceremoni e tillë dhe me një numër të tillë të ftuarish është dukshëm tepër e shtrenjtë.

Nga ana tjetër duket se Pjerin Ndreu ka para për të organizuar ceremoni të tilla, por nuk gjen para për të rregulluar rrugën që të shpie në këtë kala ku sipas qytetarëve është në gjendje të mjerueshme.