EKSKLUZIVE/ Momenti kur digjet dyqani i veshjeve intime në “M.Shyr”, pronarja: Dyshohet për vend parkimi!

Ditën e djeshme, JOQ Albania raportoi për një zjarrvënie të qëllimshme në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Qytetarët raportuan se disa persona dyshohet se kishin hyrë brenda dhe kishin djegur produktet.

Por në lidhje me ngjarjen ka reaguar për JOQ pronarja e dyqanit. Ajo thotë se nuk e di ekzaktësisht arsyen se pse dikush i ka djegur biznesin, por dyshon për një konflikt për një vend parkimi apo edhe për një konflikt që ajo nuk është e përfshirë aspak.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme është vetëm një person i cili i ka vënë flakën dyqanit. Fillimisht, hedh benzinë dhe më pas i vë flakën.

Pronarja shprehet:

Dikush e ka djegur me benzine, por jo dikush ka hyre brenda dhe i ka djegur. Asgje nuk eshte nxjerre jashte. Ato foto qe keni nxjerre ju jane rroba te nxjerra jashte nga zjarrfikesit. Konflikti nuk dihet nga ka nisur, nga nje vendparkimi qe eshte zene apo nga vete pronari i objektit dhe une qe e kam me qira, e kam ngrene kot. Jane dy pista qe po i ndjek policia.