Ekskluzive/ SPAK i ble 30 MLN LEKË goma fringo BMW X5 të trafikantit të kokainës

Prej kohësh kreu i SPAK, Arben Kraja ka drejtuar në Kuvend ankesa për institucionin që drejton. Në një kërkesë publike ai iu drejtua qeverisë duke i thënë se në SPAK u ka mbaruar edhe letra.

Kryeprokurori me rrogë 6 MLN Lekë është ankuar edhe për hapësirat e ambienteve të punës të organeve të reformës në drejtësi, ku për shkak të BKH ka rrëfyer se kanë lindur probleme në institucion pasi ndodhen në të njëjtën godinë me ta.

Por tashmë që zyrat e reja të SPAK do të jenë në njërën prej 6 kullave që do të ndërtohen nga oligarkët nga Universiteti i Arteve e deri tek Diga e Liqenit, prokurorët janë angazhuar të kenë një frymë të re jetese me mjete të reja luksoze.

Kështu SPAK ka hapur një tender me vlerë mbi 30 MLN LEKË me TVSH për blerje gomash për disa automjete ku mes tyre përfshihen disa Tuaregë, Mitsubishi, Benzë, një Audi A8 dhe një BMW X5.

Veçoria tek BMW qëndron tek fakti se vazhdon të jetë në pronësi të trafikantit të kokainës Astrit Beqiri.

Ky i fundit u dërgua nga SPAK për gjykim në GJKKO pasi akuzohej se kishte trafikuar së bashku me grupin e tij 1650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së, kryesisht në Danimarkë dhe paratë e përfituara i pastronte në biznese në Shqipëri.

Mjeti luksoz i Beqirit u sekuestrua me qëllim konfiskimin dhe pasi Kraja i vuri syrin, ka hapur për fiksimin e tij të ri një tender me të cilin me lekët e popullit do t’i vërë goma të reja dhe së bashku me prokurorët do e përdorin për qëllime personale, duke qenë se volumi i shpeshtë i punës nuk i lë zyrtarët të lëvizin shpesh nga zyra.

Gomat duhet të jenë fringo të reja me disa specifikime luksi për SPAK

Duke qenë se zyrtarët e SPAK ankohen që nuk kanë letër, pse mjetin e konfiskuar nuk e vunë në shitje në mënyrë që të përmbushin nevojat e institucionit por zgjodhën ta vënë në përdorim personal duke shpenzuar paratë e popullit për nevoja luksi?