Eksperti i zorrës Alban Zusi: Toka që s’punohet më duhet t’i kthehet shtetit

Ish-zëvendës ministri i bujqësisë Alban Zusi, ka bërë një deklaratë tepër të pazakontë në një emision televiziv ditën e djeshme. Aiu u shpreh se “Toka e cila nuk punohet më, duhet t’i kthehet shtetit”.

Deklarata e cila të sjell ndërmend shtetëzimet e pronës private të fshtatarëve nga regjimi komunist, la pa fjalë një numër të madh personash. Zusi njihet gjithashtu edhe si pronari i një fabrike zorrësh për sallameri.

“Kjo është një pasuri publike e parikthyeshme, që në vitin 1991 iu dhanë si instrument jetese. Por, në momentin që tokën nuk e ke më mjet jetesë, duhet ta dorëzosh. Është krejtësisht e ligjshme që për sa kohë toka nuk të shërben si instrument për të jetuar, duhet ta lësh atë tokë dhe duhet ta marrë publiku për ta përdorur. Nuk mund të qëndrojë 30 vjet peng, një pasuri e riciklueshme siç është toka. Bujqësia ka shumë probleme por ky është një ndër to. Për shkak se tokën e posedojnë njerëz të cilët kanë ikur në emigracion dhe nuk kanë ndërmend të kthehen, ato e kanë mbajtur fort për ta kthyer në burim pasurie”, u shpreh Zusi.