Eksploruan alpet shqiptare dhe ranë në greminë, vdes njëri nga turistët gjermanë, 4 të plagosur

Rreth orës 12:40, në kufirin mes Thethit dhe Valbonës u raportua për një ngjarje të rëndë ku disa turistë gjermanë të cilët po eksploronin alpet shqiptare janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.

Fillimisht u bë e ditur se në eksplorimin e alpeve ishin dy turistë gjermanë, teksa tani burime nga policia për Balkan Web bëjnë të ditur se turistët që po bënin ecje (hiking) mes alpeve të Valbonës dhe Thethit kanë qenë 5 persona, ku njëri ka ndërruar jetë dhe 4 persona të tjerë janë plagosur.