Elbasan/ Del video e ekzekutimit të Çollakut dhe Bitrit, vrasësit nuk pyesin dhe i qëllojnë para dhjetra dëshmitarëve

Një video e rëndë është publikuar në media ditën e sotme ku tregohet momenti i ekzekutimit të Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 4 tetor 2021 pranë një karburanti.

Nga pamjet duket se si dy viktimat qëndrojnë në mjediset e karburantit duke biseduar kur papritur afrohet një automjet dhe prej tij dalin dy persona të cilët qëllojnë ndaj viktimave. Vihet re një fakt mjaft interesant.

Vrasësit as nuk kanë pyetur fare për ndonjë dëmtim të mundshëm të njerëzve të tjerë të pafajshëm, pasi përreth ka patur me dhjetra njerëz, përfshirë këtu edhe një autobus që po furnizohej me karburant. Ndërkaq ngjarja ka mbetur ende e pazbardhur dhe nuk dihen autorët.

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/281187153_545212373873248_478656238920848705_n.mp4?_nc_cat=1&ccb=1-6&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQyMSwicmxhIjoxMDgyLCJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6InN2ZV9zZCJ9&_nc_ohc=Hczj1mFQHEAAX8wyWmR&rl=421&vabr=234&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8tOwqiHEkLhedTbHVaMXjJZaeQRbMpFyQzfkpS5CZQUA&oe=62857910