EPIKE/ Qytetari i paguan vendin e parkimit policsë së Erion Veliajt

Sipas statistikave të vitit të shkuar, policia bashkiake e Erion Veliajt rezulton me numrin më të lartë të gjobave të vendosura tek qytetarët. Më së shumti janë për parkim të gabuar. Mirëpo, siç edhe JOQ ka publikuar disa herë, policët bashkiakë i shkelin edhe vetë rregullat.

Së fundmi një qytetar ka ironizuar parkimin e gabuar të makinës së policisë bashkiake duke i paguar vendin e parkimit në vendparkimet që janë me pagesë.

Qytetari shprehet:

Tja bojm i pages ketyre se mos marrin ndonje gjobe, gjynah!
Sistemi i pagesës së parkimit nuk e ka marrë parasysh që makina eështë e policisë bashkiake dhe ia ka marrë kreditin qytetarit.

Pyetja që ngremë të gjithë është se nëse aty pranë do kalonin policët bashkiakë dhe qytetari nuk do ia paguante policëve vendin e parkimit, a do të gjobisnin kolegët?