“Erdhi me mua të shpëtonte vëllain dhe shokun”, flet roja: Si u zhduk në detin e trazuar Anri Kashiku

Anri Kashiku humbi jetën një ditë më parë në Durrës, pasi tentoi të shpëtojë nga mbytja vëllain e tij të vogël dhe shokun e tij. 19-vjeçari u fut në det bashkë me rojen bregdetare, Igli Shahinaj për të shpëtuar dy të miturit.

Shahinaj rrëfen se arritën të nxirrnin dy të vegjlit, por 19-vjeçari në atë moment u zhduk dhe nuk mundi ta shihte më, pasi dallgët e kishin tërhequr.

“Ishim sinjalizuar që asnjë person s’do të futej në det për shkak se ishte i trazuar. Pamë dy të vegjël që po futeshin dhe u nisëm për tu dhënë ndihmë. Me mua vjen edhe vëllai i tij për të ndihmuar. I nxjerrim të vegjlit. Kthehem për të parë edhe për vëllain, por nuk shikohej trupi i tij”, tregon ai për ABC.

Trupi i pajetë i Anri Kashikut përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Shënvlash të Durrësit. Ai humbi jetën mesditën e djeshme në një akt heroik. g.v/abcnews.al