Erion Veliaj e ka inatin me qytetarët: Të gjithë bëjnë gjithologun

I shqetësuar nga kritikat, ditën e sotme Erion Veliaj u është drejtuar të gjithëve atyre që e shohin Tiranën përtej propagandës në faqen e Facebook-ut të kryetarit.

Ai u është deklaruar qytetarëve se dihet të mbarojë koha kur bëjnë të gjithë gjithologun, teksa qytetarët kanë shpërthyer mbi betonizimin e Kopshtit Zoologjik të bërë me taksat tona disa miliardë lekë.

“Unë them se duhet te mbarojë koha kur të gjithë bëjnë gjithologun. Secili te beje punën e tij dhe të lëmë profesionistët të bëjnë punë të mrekullueshme, si ajo punë që është bërë këtu. Jo çdo gjë që kemi bere në Tiranë është për notën 10 sepse ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. Por si përmirësohen? Duke bërë llogje, duke sharë njëri-tjetrin, duke penguar ata që punojnë apo i përmirësojmë duke vënë çdo dite nga një tullë, duke mbjellë nga një pemë, duke rregulluar diçka, që Tirana që lëmë të jetë shumë herë me e mirë se ajo që gjetëm?”, tha Veliaj ndër të tjera.