Erion Veliaj i bën ‘kolltuk’ luanit të Kopshtit Zoologjik me 100 MLN Lekët e qytetarëve

Mbi 7 Miliard Lekë i janë dhënë oligarkëve të kompanive të ndërtimit për Rikonstruksionin e Kopshtit Zoologjik nga Erion Veliaj. “ED KONSTRUKSION” shpk – “G.P.G. COMPANY” shpk – “ALBA KONSTRUKSION” – “VEKO” kanë përfituar shumën marramendëse nga kryebashkiaku për veprën që do ta inaugurojë më 1 Qershor.

Kësaj shume i është shtuar edhe një 1 Miliardësh tjetër i dhënë pa konkurrencë po këtyre kompanive për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Nëse ju ka rënë rruga në atë zonë, mund të keni vënë re se dy dinozaurë dhe tre pellgje me ujë i kanë kushtuar qytetarëve të Tiranës shifrën e çmendur.

Pavarësisht kësaj, tenderat mbi këtë objekt nuk kanë ende të ndalur pasi më pak se 1 muaj para se të hapet, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nën varësinë e Bashkisë Tiranë ka hapur një tender me vlerë mbi 100 MLN LEKË me TVSH për rikonceptimin e hapësirave të felinëve

Tenderi prej 1 MILIARD i dhënë kompanive që i kanë rrjepur popullit 7 MLD LEKË, është ridhënë, këtë herë me objekt të ndryshuar specifik.

Duket se Veliaj ka ndër mend të hapë një tender rikonceptimi për hapësirën e secilës kafshë në Kopshtin Zoologjik duke qenë se është një burim i sigurt vjedhjesh të parave publike.