




Sulmuesi ka merunas, Samuel Eto, prej vitesh po vazhdon karrierën e tij në Turqi dhe duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur.
Së fundmi, gjatë një interviste, ai ka zbuluar edhe një histori të veçantë që i ka ndodhur vite më parë gjatë një vizite në Bregun e Fildishtë.





Eto rrëfen:
Para 10 vitesh kam qenë në Bregun e Fildishtë dhe një ditë, pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë. Mendova se donte të më su lmon te dhe u t re mba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes vetëm për një gjëmë tha, më pas do të jesh i lirë të thërr asësh po licinë, por nuk jam këtu për të të sul
m uar.
Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht. Pasi e dëgjova, i dhashë një çek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe do shihja nëse do ta kishte shumëfishuar shumën që i dhashë apo jo.





Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.