Familjarët ende në kërkim të 30-vjeçares nga Durrësi: Do japim shpërblim, kush jep informacion të saktë!

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi njoftimin për humbjen e një gruaje 30-vjeçare në Durrës, Ersida Dyrmishi. Ajo punonte në një call-center dhe pas daljes nga puna humbi kontaktet me familjen.

30-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve. Kolegët e punës dhe familjarët po e kërkojnë kudo, por ende nuk ka gjurmë të saj.

Një prej familjarëve ka shkruar së fundmi për JOQ dhe ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë.

Ata nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve të që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë.

Ishte nënë dhe bashkëshorte shembull – shkruan i afërmi i Ersidës.