Fansat kritikojnë ashpër Norën dhe Robertin, për mënyrën si e kanë veshur vajzën e tyre në ditën e parë të shkollës (foto)

Prej disa javësh, në mediat rozë po përflitet se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ribashkuar. Megjithatë, pavarësisht aludimeve, ajo që bën bashkë gjithmonë dyshen e njohur është e bija, Renee.

Ditën e sotme, kjo e fundit ka nisur ditën e parë të shkollës, por vëmendje ka tërhequr veshja.

Ishte Roberti që ka publikuar një foto të së bijës, e cila shfaqet e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë, teksa ka nxjerrë barkun zbuluar.

Detaji i fundit ka bërë që shumë fansa të komentojnë, duke i shkruar Robertit të befasuar.