




Ish-konkurrentja e “përputhen”, Melisa Lleshi, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikuar me lirshmërinë e saj në program, por për shkak të presionit të madh psikologjik, vendosi të largohej pa partner.
Më pas, ajo konfirmoi lidhjen me konkurrentin tjetër, Andi Shehin.
Njëkohësisht, Melisanisi edhe rrugëtimin e saj në muzikë, ku deri tani ka publikuar 4 këngë, “U kry”, “Leje”, “Inati” dhe së fundmi projektin e saj “Atij”, një këngë e dedikuar për Andin.





Kënga u prit mjaft mirë nga shumë ndjekës të Melisës, por në profilin e saj në “Instagram” ka edhe nga ata që nuk i pëlqen ky vendim i ish-konkurrentes.
“Melisa e ke menduar ndonjëherë ta lesh muzikën si profesion sepse ndoshta nuk është për ty?”, i shkruan një ndjekëse.
Mirëpo këtë koment nuk e ka lënë pa përgjigje Melisa, e cila i kthehet në këtë mënyrë:
“E ke menduar ndonjëherë të më bësh “unfollow” se të hysh tek profili im nuk është për ty? Hajt.”, përfundon ajo.
Kënga deri më tani numëron rreth 300 mijë klikime nga momenti i publikimit.




