Fero: Jam penduar te Allahu, më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe dhe kam vendosur të mos bëj tatuazhe

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si Fero.

Ai ka folur mbi rikthimin e tij në muzikë, përkatësisht në label-in që dikur e bëri të famshëm, ON Records.

Ndër të tjerash, reperi u përball edhe me një pyetje shumë interesante nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti rreth tatuazheve në trup – për të cilat ai u shpreh i penduar.

Reperi nga Gjilani tha se e gjitha kjo ndodhi kur shfletoi disa hadithe të Kur’anit [që njihen si fjalë të thëna nga Profeti Muhamed], të cilat e bënë që të ndryshojë mendim mbi bojën në trup.

“Me thënë të drejtën më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe, edhe kam vendosur që s’bëj më tatuazhe. Këto që i kam bërë, jam penduar te Allahu, por s’bëj më. Tash kohën me kthy për t’i hequr, s’mund t’i heqë, por prej tani nuk bëj më”, tha Fero.