




Këngëtarja, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik si “Fifi”, është mjaftë aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku ka vendosur të iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.
Një nga pyetjet që iu adresua kishte të bëjë me numrin e tatuazheve.





“Sa tatuazhe ke?”, e pyeti një nga ndjekësit.
“9 n’kajmak dhe do të shtohen kismet disa e do fshihen disa e”, i është përgjigjur këngëtarja me nje emoji duke qeshur.





Nuk dihet ende se për cilat tatuazhe e ka pas fjalën që do të fshihen por kjo do të kuptohet pas një kohe.
Ndryshe, sa i përket jetës private Fifi është mjaft e përfolur për lidhjet e saj ku në bazë të atyre që ka treguar vet ajo jo rrallë herë i është thyer zemra.




