Filmohet për herë të parë në Shqipëri lejleku duke ndërtuar folenë

Shpesh herë, për të mos thënë përditë, lajmet e mediave shqiptare mbushen me kronikë të zezë. Vrasje, aksidente, plagosje e më the të thashë. Duket se këto lajme ia kanë zënë vendin lajmeve të bukura, pasi ky vend miq nuk ka vetëm gjëra të zeza. E në fakt një lajm i tillë bën fjalë për një video që nuk duhet humbur. Për herë të parë në Shqipëri, filmohet me kamera të fshehtë lejleku brenda folesë së tij.

Këto pamje janë të rralla për Shqipërinë pasi për herë të parë PPNEA ka arritur të instalojë kamera live brenda folesë së lejlekut (Ciconia Ciconia) në Delvinë. Nëpërmjet këtij monitorimi mësohet se lejleku ka pak ditë që ka mbërritur në vendin tonë dhe po kalon kohën duke rregulluar dhe sistemuar folenë, ndërkohë që pret ardhjen e partneres së tij. Me ardhjen e saj çifti i lejlekëve do të ndërtojë familjen e re në Shqipëri.

https://video.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/278217336_1839073992956728_5893605979964818604_n.mp4?_nc_cat=109&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjU0OSwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=VoHA5225FngAX9q_Dou&rl=549&vabr=305&_nc_ht=video.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT9UQfISTXxR4vJoQvKFOQL7xrVAhH6rXP4ewG5QzlZJ8w&oe=625779B1