Fiton 250 mijë euro në lotarinë belge, algjeriani nuk i tërheq dot se është pa letra

Një algjerian që fitoi 250 mijë euro në lotari nga një biletë gërvishtëse që kushtonte vetëm 5 euro tashmë po përpiqet që të marri fitimet e tij, por për shkak se është pa letra është e pamundur. Lajmi në fjalë, ka bërë xhiron e rrjetit në mediat e huaja.

Çmimi është shumë i madh për t’u dhënë me para në dorë, ndërsa burri nuk i ka letrat që i nevojiten për të hapur një llogari bankare.

Një mik i cili u përpoq të kërkonte paratë u arrestua nga policia nën dyshimin për vjedhje.

Fituesi thotë se dëshiron t’i përdorë paratë për të ndërtuar jetën e tij në Belgjikë.

“Kur të marr paratë, do të blej një vend për të jetuar në Bruksel dhe ndoshta një makinë”-tha burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, ai fillimisht duhet të gjejë një mënyrë për të tërhequr paratë.

Fituesi u largua nga Algjeria katër muaj më parë, duke udhëtuar me varkë për në Spanjë. Nga atje ai shkoi në këmbë në Belgjikë.

Ai kishte planifikuar që të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, por tani thotë se dëshiron të qëndrojë në Belgjikë dhe shpreson të krijojë një familje aty.

“Do të kërkoj gjithashtu një grua. Megjithatë, nuk do ta gjej me paratë e mia, por me zemrën time”-u shpreh algjeriani.