Fjala e urtë “del huq”, rrufeja bie në WC

Të gjithë e dimë fjalën e urtë që thotë se “Nuk bie rrufeja në… tualet”. Por në fakt duket se rrufeja ka vendosur të na tregojë pikërisht të kundërtën. Kështu në Oklahuma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një rrufe ka rënë mu në WC e një shtëpie nëpërmjet vrimës së ventilimit. Siç duket nga pamjet, rrufeja jo vetëm që e goditi tualetin, por thuajse e shkatërroi tërësisht atë.