Flasin banorët e Ferizajt: Dardan Krivaqën e kemi parë duke qëndruar vetëm, por ka ndryshuar pamje totalisht

Është duke vazhduar kërkimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjecares nga Ferizaj, derisa sot është raportuar se njësia speciale ka bastisur banesën ku dyshohet se ai ka jetuar.

Në një lidhje direkte në njërën nga televizionet, gazetari ka treguar se disa banorë i kanë thënë se ai ka ndryshuar pamje dhe është diku rreth lagjes ku ka banuar dhe e njeh mjaft mirë lagjen ku ai ka jetuar.

Ndryshe është thënë se banorët nuk kanë guxuar të flasin para kamerave pasi janë ndjerë të frikësuar për shkak të kaluarës së tij që ishte goxha problematike.

‘’Banorët e kanë parë duke qëndruar lirshëm të disa shkallë të një ndërtese, dhe krejtësisht vetëm por me ndryshime në pamje. Por kur ka kaluar pjesën ku ishte ai ka vendosur kapelën dhe është larguar, ndryshimi në pamjen e tij ka bërë që banorët ta kenë të vështirë ta dallojnë atë nga distanca’’, thuhet tutje në raportimin e gazetarit.

Kujtojmë se njëri nga të dyshuarit është arrestuar por Krivaqa është ende në arrati.