Flasin nga familja Elshani, ja si nisi konflikti me familjen Kelmendi që la mbi 26 njerëz të vrarë

Familja Elshani për herë të parë ka treguar për media se si ka lindur dhe po vazhdon konflikti me familjen Kelmendi, që të dyja nga Dukagjini. Një nga anëtarët e kësaj familje ka rrëfyer për Indeksonline gjithë historinë e vrasjeve mes dy familjeve të ndodhura pas lufte në Pejë. Indeksonline ju sjell në vazhdime këtë rrëfim të familjes Elshani.

Rrëfim nga familja Elshani

Ne mes këtyre dy personave, Rrezon Zekaj dhe Mehmet Sadrijaj, në magjistralen afër lokalit „Peja City“ erdhi deri të një grindje trupore për arsye së Mehmet Sadrijaj, i njohur më emrin „Tushi“, nuk donte t´i paguante rrogën babës së Rrezonit, i cili ishte i punësuar si shofer i autobusit tek Tushi.

Në atë moment Blerim Elshani dhe Mehmet Osmanaj ndodheshin në veturën e tyre dhe hetuan konfliktin. Ata menjëherë ndalnin veturën e tyre për ta shuar konfliktin në mes atyre, sepse ata njihnin Rrezonin, kishin miqësi familjare më të e mbi këtë ata ishin edhe student në Shkollën Komerciale në Pejë si dhe bashkëushtar të UÇK-së.

Përderisa ata po kacafyteshin, zbret nga vetura edhe Adem Elshani, i cili arriti t´i ndanë këta dy persona pa asnjë mëndin të keq dhe pa i shkaktuar asnjërit lëndime trupore.

Mehmet Sadrijaj (i njohur me emrin Tushi), mbante një hekur në dorë. Pas ndarjes së atyre personave dhe qetësimit të ngjarjes, ai papritmas vjen pas Ademit dhe e godet atë më at hekur pas kokës ku edhe e përgjak. Adem Elshani aty menjëherë reagon për tu vetëmbrojtur dhe i kthehet Tushit, duke ia larguar hekurin nga duart. Pas pak minutash arrinë Ismet Kelmendi në vendngjarje dhe më shpejtësi ia dorëzon Tushit një revole të bardh të kalibrit 9mm. Tushi menjëherë hap zjarr dhe fillojnë të shtënat në drejtim të Adem dhe Blerim Elshanit dhe Mehmet Osmanaj-it. Të tjerët iknin por Adem Elshani i vihet në kundërshtim dhe arrinë t´ia tërheq Tushit armen nga dora. Adem Elshani pastaj i rrah Tushin edhe Ismetin, deri në atë masë, saqë ata nuk mund t´i kundërviheshin më Ademit. Meqë ata dy ndodheshin të shtrirë në tokë, Ademi ia dorëzonte armën pa fishek në dorë të Luan Azem Lajqit, që ishte dëshmitar i rastit dhe i njohur i të dy palëve. Më kaq përfundoj ajo ditë më këtë konflikt të paparaparë. Pjesëmarrësit në këtë konflikt shkonin në spital për mjekim.

Në ditën e nesërme Adem Elshani së bashku më vëllain e tij Virgjil Elshani-n hynin në Pejë më veturën e tipit Alfa Romeo 164 e zezë, të cilën e drejtonte Virgjili. Në afërsi të stacionit të autobusëve dy vetura ua nxinin priten. Nga dy automjetet, njëri Jeep me fabrikat Chrysler e tjetri Golf, dilnin Mehmet Sadrijaj, Habib Gashi, Ismet Kelmendi, Regjep Kelmendi, Dem Selimaj dhe tre persona të tjerë, prej të cilëve të gjithë ishin të armatosur më armë të gjata. Ata filluan kërcënimet.

Duke e ditur konfliktin e ditës së mëparshme, pra edhe Ademi dhe Virgjili për arsye vetëmbrojtjeje mbanin armë të shkurtra më vete dhe nuk lëshonin pe, duke ua tërheq atyre vëmendjen, që nëse nuk largohen, do të vie deri të më e keqja.

Aty ndodhi edhe Rexhep Kelmendi, i quajtur Xheka, i cili ndërhyri në mënyrë paqësore duke iu lut Ademit dhe atyre personave të vet, që të mos shtënin më armë. Kështu pra u ndanë pa u vrarë e as plagosur asnjëra palë.

Pasi që kjo përleshje ishte shumë skandaloze dhe u trazuan qytetaret, policia e UNMIK-ut mori iniciativë në kërkim të personave të përfshirë në këtë konflikt dhe arrestoj të gjithë pjesëmarrësit e kësaj përleshjeje. Ismeti dhe Tushi e disa të tjerë përfunduan në burg për agresion. Ademi dhe Virgjili u liruan si viktima.

Për të pajtuar këtë ngatërresë ndërhynin pastaj edhe Enver, Gani dhe Alban Xhevukaj, të cilët ishin nipa të Kelmendeve. Po ashtu ndërhynë edhe Ismet Maliqi e Xhevat Zeneli, që ishin të njohur edhe më Elshanet si dhe me Mehmet Sadrijajn dhe disa miq të tjerë e të dy palëve. Enver Xhevukaj dhe Isuf Elshani megjithëse ishin familjarisht të miqësuar, ata ishin edhe shokë të mirë qysh nga fëmijëria. Po ashtu edhe grat e fëmijët e të dyve kishin shumë marrëdhënie miqësore dhe vizitoheshin në mes vete. Për këtë arsye Isuf Elshani menjëherë ra në dakord për pajtim dhe i luti Ismet Maliqin dhe Gjevat Zenelin, që të informojnë edhe familjen e Mehmet Sadrijajt dhe më këtë i dha fund kësaj ngatërrese. Ata, që ishin të burgosur më parë, nuk vonuan fare dhe u liruan nga burgu, pasi që edhe akuza ishte tërhequr, që të mos përndjekjen më tutje penalisht.

Pas lirimit nga burgu, Ismet Kelmendi, i cili ishte i shoqëruar nga Luan Lajqi, rastësisht takuan Adem dhe Ramadan Elshanin në qytet dhe përshëndeteshin në mes vete, sikurse në mes tyre mos të kishte ndodhur asgjë dhe u ndan në mënyrë miqësore.

Mirëpo pastaj në një natë, në rrugën afër lokalit “Peja City”, në mbrëmje qëllohet për vdekje Ismet Kelmendi si dhe një vajzë, që shoqëronte atë. Ajo thuhet së ishte e fejuara e dikujt tjetër. Është folur, që vrasja ndodhi shkaku i asaj vajze, ndërsa disa tjetër thuanin, që deshën ta vrisnin Xhekën. Por Ismet Kelmendi në atë natë drejtonte një makinë të ngjashme sikur të Xhekës, për çfarë ishin gjuajtur vetëm tre plumba.

Mbi këtë edhe disa të tjerë flisnin, që kinse Adem Elshani kishte vrarë atë, për shkak të ngatërresës së mëparshme. Përveç kësaj edhe një person, që ishte komshi, më vendbanim në Fidanishtë, bile në të njëjtën hyrje ku banonin edhe Isuf Elshani më familje, i kishte thënë familjes Kelmendi, që sipas mendimit të tij, ai kishte dëgjuar Adem Elshanin duku iu folur Avni Elezit, Ramadan Elshanit dhe Visar Brahimajit, ca fjalë në lidhje më vrasjen e Ismet Kelmendit. Mirëpo ai person kurrë nuk bëri deklaratë para asnjë institucioni apo para ndonjë personi, që është në gjendje ti dëshmoj këto fjalë.

Pasi që dëgjoj këto fjalë Isuf Elshani, ai për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje mori iniciativë dhe e thërriste menjëherë Gani Xhevukajn, të cilin e kishte mik shtëpie edhe i cili njëkohësisht ishte nip i Kelmendeve. Por Gani Xhevukaj aty për aty bllokoj bisedën sepse ishte ndjerë i ofenduar për faljen që ia kishte bërë Isuf Elshani Gjevat Zenelit dhe Ismet Maliqit e jo mikut të shtëpisë. Gani Xhevukaj prandaj i përgjigjet Isuf Elshanit, që pasi që Isuf Elshani këtij nuk i kishte falë ngatërresën, që të merrej pra më ata, të cilëve ua kishte falë ngatërresën. Gani Xhevukaj u shpreh, që nuk do kishte kohë më u marrë më këto punë tuaja. Pas kësaj bisede Isuf Elshani merr në telefon Enver Xhevukajn dhe Ali Aliun dhe ua lënë porosinë, që të përcjellin lajmin Isuf Kelmendit dhe djemve të tij, së djali i Isuf Elshanit, Adem Elshani, nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë më këtë vrasje dhe që për këtë do jetë edhe në gjendje më u përgjigj dhe më garantuar për jetë, nëse Adem Elshani ose dikush nga familja e Elshanve vetëm din diçka në lidhje më këtë çështje. Isuf Elshani njëkohësisht u benë ofertë, që së bashku më gjithë Adem Elshanin dhe me personat, në të cilët ata dyshonin vetëm pak, të paraqiten në polici e të japin deklaratë aty dhe para drejtësisë. Isuf Elshani i thotë Ali Aliut edhe, që vetëm nëse diçka del e vërtetë, që dikush nga familja Elshani është i involvuar në këtë vrasje, ai Isuf Kelmendit do ia këtë borxh 100 gjaqe. Bile njëherit i tregon edhe, së në at ditën kritike, djali i tij, Adem Elshani, dhe disa kushëri të tjerë, në Banjë të Pejës për ditën feste të Shmarkut, kishin një problem, për të cilin erdhi edhe deri tek ndërhyrja policore. Pas kësaj ngjarjeje Adem Elshani u kthye në shtëpi, sepse i kishte ardhur e shoqja nga Zvicrra për në vizitë. Ata pra në mbrëmje ndodheshin të gjithë së bashku në shtëpi. Isuf Elshani pra i garantoj, që do ishte personalisht dëshmitar dhe i sigurt për këtë. Njëherit ai shpreh, që djali i tij, Adem Elshani, nuk është djal, që vret ose pret në besë dikën, pasi që edhe ishin ndarë të pajtuar.

Ali Aliu dhe Enver Xhevukaj iu falënderuan Isuf Elshanit për këtë ofertë korrekte, që përputhej më traditat kombëtare shqiptare.