‘Fluturon’ çmimi i çadrave të plazhit në Shqipëri, 15 euro një në plazhin e Shëngjinit

‘Fluturon’ çmimi i çadrave të plazhit në Shqipëri, 15 euro një në plazhin e Shëngjinit

Këtë vit çmimet e larta në bregdetin shqiptar janë bërë shqetësim i madh për turistët, gjë e cila po shkakton edhe pakënaqësi, duke e konsideruar si të pa pranueshme rritjen e çmimeve.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një turisti në Shëngjin, i cili ka bërë të ditur për Sinjalin se për një çadër në plazh ka paguar 1 mijë e 800 lek, që në euro i bie hiç më pak se 15 euro e 25 centë.

Shëngjini është një nga destinacionet e preferuara për qytetarët e Kosovës, pasi që deri vonë ka pasur çmime goxha të përballueshme për të kaluar pushimet e verës.