Forcat RENEA përplasen me policët e Peqinit: Po na pengoni të kapim Talo Çelën!

Forcat speciale RENEA dhe efektivë të komisariatit të Peqinit janë përplasur pothuajse fizikisht për dekonspirimin e aksionit, për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela. Mësohet se mbrëmjen e sotme është kërkuar sërish kapja e Talo Çelës, por është e disata herë që policia del duar-thatë.

Burime për mediat bëjnë me dije se pak ditë më parë, forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit.

Mirëpo, kur kanë shkuar efektivët e RENEA-s nuk e kanë gjetur dhe janë ngritur dyshime se efektivë të komisariatit të Peqinit e kanë dekonspiruar aksionin.