Foshnja e pajetë në valixhe, del ekspertiza mjeko-ligjore: Ja çfarë ka ndodhur

Pas ngjarjes tragjike të raportuar ditën e djeshme në Korçë ku shtetasi Klodi Asimllari gjeti në dollapin e shtëpisë një valixhe me një foshnje të pajetë që dyshohet se është e gruas së tij që pasi e ka lindur e ka futur aty, kanë dalë përgjigjet e raportit mjeko-ligjor.

Sipas ekzaminimeve fëmija që u gjet i vdekur ka qenë i formuar dhe ekspertët e mjekësisë ligjore tregojnë se bëhet fjalë për një abort. Ndërkohë ende nuk dihet saktësisht nëse foshnja ka lindur i gjallë apo i vdekur, por ajo që bëhet e ditur është se aborti ka ndodhur pa asistencë dhe nena ka pasur hemorragji të madhe.

Mësohet se gruaja jetonte vetëm me djalin autik në banesën e saj, ku dhe ka lindur fëmijën.