Foshnja e pajetë prej 1 muaji në valixhe, burri i korçares: Abortoi para se të vija unë nga Greqia

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë ku një nënë kishte futur në valixhe foshnjën e saj të porsalindur duke i marrë jetën, ka reaguar burri i saj i cili kishte konstatuar ngjarjen para një muaji në bazë të aromës së keqe, por që njoftoi policinë ditën e djeshme moment kur gjeti vendin ku ishte fshehur valixhja.

Klodi Asimllari, ka treguar se 6 muaj e fundit (më herët u deklarua një vit) ndodhej në emigracion në Greqi dhe ishte thyer në banesën e tij para një muaji. Në dëshminë para gazetarëve, burri i gruas korçare thotë se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi.

“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i mi, besoj se jo. 6 muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, u shpreh Klodi Asimllari.

Ndërkohë ai këmbëngul se fëmija nuk është i tij pasi shprehet se ka muaj që punon në Greqi.