




Lionel Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint Germain. Dje ai po lahej në pishinën e shtëpisë së tij në Barcelonë, por sot ai do flejë në Paris.
Ditët e para në qytetin e ri, Messi bashkë me familjen do t’i kalojë në hotelin super-luksoz Royal Moncenau.
Hoteli i ndërtuar në vitin 1928 qëndron pranë Harkut të Triumfit. Është i njëjti hotel ku qëndroi edhe miku i tij Neymar kur erdhi tek PSG 4 vite më parë.