Franca zgjedh presidentin/ Mbyllet votimi për raundin e parë, kryeson Macron

Procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë është mbyllur në orën 20:00. Exit poll-et e para nxjerrin në avantazh presidentin aktual Emmanuel Macron. Macron mori rreth 29% të votave krahasuar me rreth 24% për Le Pen, sipas parashikimeve të anketuesve bazuar në rezultate të pjesshme. Lideri i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon ishte i treti me rreth 20%.

Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare. Referuar shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votime ka arritur në 65 për qind deri në orën 17:00 me orën lokale, shifër kjo më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 (69,42%).