Frederik Ndoci: Kisha momente intime me Sesilia Plasarin edhe pse isha i martuar

Artisti Frederik Ndoci ka folur së fundmi në një emision për marrëdhënien që ka patur me aktoren Sesilia Plasari. Ata u bënë pjesë e filmit të mirënjohur nga të gjithë “Edhe kështu, edhe ashtu”, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës. Në rrëfimin e tij Frederiku tha se kishte flirt dhe kimi mes tij dhe aktores, ndonëse në atë periudhë ai ishte i martuar.

Ndoci tha:

Kemi patur plot momente të bukura, si të duash, ndaç intime, ndaç…Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.
Përmendim gjithashtu se Frederik Ndoci prej vitesh ka njoftuar se martesa e tij e parë mori fund për shkak se gruaja ishte lesbike.

Teksa rrëfeu si e zbuloi këtë, Frederiku tha:

“Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm. Po ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam të ndershme, e kam në rregull.